2011-09-11 18:25:00

Me 11 shtator kalendari kujton shën Qiriakun e Jeruzalemit


Sipas traditës, shën Qiriaku i Jeruzalemit, ipeshkëv e martir është nga Palestina. Një tekst apokrif flet për një hebre, me emrin Judë, i cili mori emrin Qiriak pas kthimit në krishterim. Pasi u bë ipeshkëv i Jeruzalemit, u martirizua së bashku me të ëmën, Ana, nën Julianin Apostat.
Sipas një gojëdhëne tjetër, pas kthimit në krishterim, Qiriaku shkoi në Itali, në Ankona, ku nderohet që nga Mesjeta e Hershme. Pasi qe ipeshkëv për një kohë të gjatë, u martirizua gjatë shetgtimit në Vendet e Shenjta, rreth vitit 135.
Një traditë e tretë thotë se ai nuk ka vënë kurrë këmbë në Itali, por reliket e tij u çuan në Ankonë në shekullin V, për mrekulli të Zotit, duke notuar mbi valët e detit, nga të cilat e nxorrën ankonetanët, duke e tërhequr me një litar xunkthi. Sipas historianëve, reliket e shën Qiriakut u zhvendosën në Ankonë me urdhër të Gala Plaçidia.
Shën Qiriaku, emri i të cilit do të thotë “i përkushtuar Zotit”, është Pajtor i Ankonës. Atij i kushtohet katedralja mbi malin Guasko, që dominon qytetin dhe portin. Kulti i tij lulëzon, që prej një mijëvjeçari e gjysëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.