2011-09-11 18:36:08

Letër e Papës për 11 shtatorin: “asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet e terrorizmit”


Jo dhunës në emër të Zotit: kështu pohon Papa në një letër, që i dërgoi dje kryeipeshkvit të Nju Jorkut, imzot Timoti Dolan, me rastin e 10-vjetorit të atentateve të 11 shtatorit.
“Edhe një herë, duhet të pohohet pa asnjë dyshim, se asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë kurrë aktet e terrorizmit”. Benedikti XVI rithekson ç’ka thënë edhe herë të tjera, duke kujtuar se tragjedia e rënies së Kullave Binjake bëhet edhe më e rëndë, për shkak të pretendimit të atentatorëve se kanë vepruar në emër të Zotit. Por çdo jetë njerëzore, vazhdon mesazhi, është e çmuar në sytë e Hyjit, prandaj duhen bërë të gjitha përpjekjet për të nxitur në botë, respektin e sinqertë të të drejtave të patjetërsueshme dhe të dinjitetit të personave e të popujve, kudo që janë. Në fund të letrës, duke lavdëruar frymën pozitive të reagimit të popullit amerikan, Papa lutet për viktimat dhe për familjarët e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.