2011-09-11 18:56:26

Katedralja e Shën Qiriakos


Tregon shën Agostini se një marinar nga Ankona, i cili kishte marrë pjesë rastësisht në martirizimin e shën Shtjefnit, martiri i parë i krishterimit, solli në atdhe njërin nga gurët me të cilin e patën goditur. Edhe sot, ky gur ruhet me xhelozi në Muzeun Dioqezan, Shën Shtjefnit iu kushtua katedralja e parë e Ankonës, ngritur jashtë mureve të qytetit, me urdhër të Gala Plaçidia, i cili solli aty trupin e shën Qiriakos. Por, pozicioni i saj i bënte të lehta plaçkitjet e kishës, sidomos nga gotët e pastaj nga saraçenët. Prandaj, ankonetanët vendosën të ndërtonin një katedrale të re në majë të kodrës Guasko, aty ku më parë, ishte një bazilikë paleokristiane kushtuar shën Lorencit, edhe kjo, e ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli pagan, kushtuar Afërditës.







All the contents on this site are copyrighted ©.