2011-09-09 16:21:30

Mëse 600 emigrantë mbahen akoma peng në Sinai


Të lidhur me zinxhirë brenda konteinerëve në shkretëtirën e Sinait, të torturuar për t’u kërkuar të afërmve dhe miqve të paguajnë shuma të mëdha për t’i liruar : këto janë kushtet dramatike në të cilat ndodhen qindra emigrantë, sidomos nga Eritrea dhe Etiopia. Ata mbahen peng nga një grup trafikantësh në kufirin ndërmjet Egjiptit e Izraelit. Ky trafik i turpshëm, për të cilin u fol për herë të parë në nëntor të vitit 2010, vazhdon akoma edhe sot, shpesh pa vëmendjen e mediave.







All the contents on this site are copyrighted ©.