2011-09-08 12:34:40

Papa priti në audiencë kardinalin Scola, për herë të parë si kryeipeshkëv të Milanos


Benedikti XVI sot para dite në rezidencën apostolike në Kastelgandolfo priti në audiencë kardinalin Angelo Scola para kalimit të tij nga Venecia në Milano. Pikërisht dje, kardinali Scola është përshëndetur me kryedioqezën dhe qytetin e Venecias, para kalimit të tij në udhëheqjen baritore të kryedioqezës së Milanos. Që nga dita e sotme kardinali Scola formalisht është kryeipeshkëv i Milanos. E kështu, për herë të parë, si bari i kësaj kryedioqeze të madhe figuron në buletinin zyrtar të Selisë së Shenjtë.
Gjithnjë sot, kardinali Dionigi Tettamanzi, i cili për nëntë vjet ka qenë kryeipeshkëv i qytetit ambrozian, përshëndetet me besimtarët dhe qytetin e Milanos gjatë një ceremonia në Katedralen e kryeqendrës së Lombardisë, ndërsa për nesër është caktuar dorëzim-pranimi i detyrës së udhëheqjes baritore nga ana e kardinalit Scola, megjithëse përurimi i misionit të ri baritor zyrtarisht do të fillojë më datën 25 shtator.








All the contents on this site are copyrighted ©.