2011-09-07 15:13:15

Kosovë: Ministri i Jashtëm Hoxhaj, duhet plan veprimi i BE-së për liberalizimin e vizave.


“Ne kërkojmë mundësinë e udhëtimit të lirë në Evropë brenda këtij viti, kërkojmë nga BE-ja një road map në mënyrë që të mund t’i përplotësojmë standardet e në këtë mënyrë të kemi para nesh një perspektivë evropiane”. Kështu tha sot ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit të tij në ministrinë e jashtme italiane në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini, duke nënvizuar se “Italia do të ketë rolë themelor” në këtë drejtim.
“Në veri të Kosovës situata për momentin është e qetë, tensionet janë tejkaluar” nënvizoi ministri kosovar duke saktësuar se si “në Ballkanin perëndimor jetojnë 50 milionë njerëz, e dy milionë në Kosovë që nuk mund të lëvizin lirisht”. Kosova "nuk guxon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave".
"Jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi liberalizim të vizave. Jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Prandaj, sot kam kërkuar ndihmën e ministrit Frattini dhe të Italisë që të ushtrojnë ndikimin në BE, në mënyrë që kosovarët të mos mbesin një popull i harruar", tha Hoxhaj.

Duke folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Hoxhaj ritheksoi se pa shpërbërjen e strukturave paralele ilegale të Serbisë, nuk mund të ketë paqe e stabilitet në rajon. "Është këndi i vetëm në Evropë, ku tash e 12 vjet nuk ka pas zgjedhje demokratike; është këndi i vetëm në Evropë ku nuk ka pas numërim të popullatës, është këndi i vetëm në Evropë ku nuk ka gjyqësi, është këndi i vetëm në Evropë ku nuk ka sundim të ligjit. Kjo duhet të përfundoj. Serbia duhet t'i shpërbëjë strukturat ilegale dhe të mos të ndalojë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës", tha sot ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Ndërsa, Ministri italian Fratini ka siguruar Ministrin Hoxhaj se ai dhe Italia do të jenë avokatë shumë të fuqishëm në BE për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. "Ne do të angazhohemi maksimalisht që edhe Republika e Kosovës të gëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave", ka paralajmëruar Fratini.
Ja intervista jonë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, zotin Enver Hoxhaj pas takimi me homlogun italian, Frattini, ta dëgjojmë..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.