2011-09-07 15:25:07

Indi: shpërthim në gjykatën e lartë në Nju Delhi, 10 të vdekur


Nga një shpërthim i një bombe në hyrje të Gjykatës së Lartë të Nju Delhit, në ndërtesën e madhe gjyqësore në qendër të kryeqytetit të Indisë: bilanci, akoma i përkohshëm, flet për të paktën 10 vetë të vdekur e afër 50 të plagosur. Sipas policisë lokale bomba ishte vendosur në një valixhe të vogël dhe shpërtheu në hyrje të Gjykatës së Lartë, ku ishte mbledhur një turmë njerëzish. Është hera e dytë brenda tre muajsh që gjykata është në shënjestër të terroristëve.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, dënoi sulmin, dujke e quajtur “akt frikacak terrorist”. Hetuesit janë duke analizuar një letër elektronike, të dërguar nga një grup militant terroristësh, që vepron në Azinë Jugore. Është fjala për grupin Harkat ul Xhihad al Islami, i cila ka marrë përgjegjësinë për atentatin. Ky sulm është i pari i kësaj përmase që nga bombardimet e trefishta të qershorit në Mumbai, ku qenë vrarë 26 njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.