2011-09-07 15:40:06

Frattini: Serbia drejt BE-së e ndihmon Kosovën


''Sa më afër të jetë Serbia me Evropën, aq më të mëdha janë mundësitë për Kosovën''. Kështu u shpreh me pak fjalë ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, sot gjatë një takimi me homologun e tij nga kosovar, Enver Hoxhaj, në ministrinë e jashtme italiane në Romë, Farnesina.
''Mendimi ynë është që Serbia duhet ë inkurajohet më tej me njohjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE brenda këtij viti. Atëherë do të mund ti kërkojmë diçka për më tepër sepse pasi të ketë fituar statusin e kandidatit do të duhet të tregojë një ndërgjegjësim dhe përgjegjësi më të madhe e këndej Evropa do të mund të ndihmojë të dyja Vendet'', shpjegoi ministri Frattini.
''Ka ardhur koha për përfshirjen e plotë të Kosovës në të gjitha iniciativat që e afrojnë atë më tepër me BE-në – nënvizoi ministri Frattini - e është e nevojshme t’i përcjellët popullsisë së këtij vendi një mesazhi konkret, i qartë dhe i fortë për të mbështetur udhën drejt Evropës, sepse Evropa nuk është vetëm një demokraci, por edhe liri veprimtarie ekonomike, qarkullim i lirë i njerëzve dhe i mallrave'', tha akoma kreu i diplomacisë italiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.