2011-09-07 12:11:49

20 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë


Sot më 7 shtator bie 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për marrëdhëniet diplomatike të vendosura më 7 shtator 1991 në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë.
Në të vërtet marrëdhënie diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme që para periudhës së komunizmit, e ishte pikërisht qeveria komuniste e Tiranës ajo që ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin me dëbimin si person të “padëshirueshëm” të Delegatit Apostolik imzot Leone Nigris më 24 maj të vitit 1945. Kujtojmë se Delegati Apostolik imzot Nigris ishte në Shqipëri si Përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë episkopatit që nga viti 1938.
Po t’i kthehemi këtij përvjetori të periudhës pas komunizmit e të themi se marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit e Selisë së Shenjtë janë jashtëzakonisht të mira e të frytshme, për të dy palët. 20 vjetori i marrëdhënieve diplomatike rrëfen për një lidhje historike e të pazgjidhshme, që përshkon thuajse një gjysmë shekulli nën papninë e Gjon Palit II e vijon të forcohet nën papninë e Benediktit XVI. Këta dy Papë, ashtu edhe paraardhësit e tyre gjatë shekujsh, kanë treguar gjithnjë kujdes e vëmendje të veçantë ndaj popullit shqiptar e të Kishës në trevat shqiptare, duke ndërmjetësuar e ndihmuar vazhdimisht për përparimin e Vendit të shqiponjave e jo më pak, të Kosovës e viseve tjera. E kjo gatishmëri e Vatikanit u vërejt e madje është rritur edhe në kohën e papnisë së Benediktit XVI.
Po më tepër mbi marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ndërmjet Vatikanit e Shqipërisë, të dëgjojmë Ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, shkëlqesinë e tij Rrok Logu, në mikrofonin e Radio Vatikanit...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.