2011-09-05 16:56:16

T’i lutemi Zotit me të Lumen Nënë Terezë:‘Hapna sytë tanë, o Zot!”


Në festën liturgjike kishtare të së Lumës Nënë Terezë që kremtojmë sot më 5 shtator, e që sivjet përkoi më 14-vjetorin e vdekjes, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetërin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë:
‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen







All the contents on this site are copyrighted ©.