2011-09-05 17:35:54

Shqipëri. Haxhinasto: Ligji për regjistrimin, sipas standardeve


Numri dy i qeverisë së Tiranës, Edmond Haxhinasto, njëherësh ministër i Jashtëm e ka vlerësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë, të hartuar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me zero tentative për manipulim. Gjatë një deklarate për mediat, së bashku me delegacionin e Këshillit të Europës për të drejtat e minoriteteve, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Haxhinasto ka theksuar se censusi është një domosdoshmëri, që do të bëhet në përputhje me ligjin e miratuar. Sipas Haxhinastos secili ka të drejtë të deklarojë i lirë etninë e tij dhe sqaroi se ligji parasheh të gjithë mekanizmat që do të evitojnë çdo lloj manipulimi. Të njëjtin mendim ka ndarë edhe përfaqësuesja e delegacionit të KiE së, sipas të cilës secili ka të drejtë të identifikohet me anë të kombësisë që ai deklarohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.