2011-09-05 16:44:20

Festa e Nënë Terezës në Shkodër: trashëgimi i saj shpirtëror një vlerë e pallogaritshme


Nënë Tereza vdiq në varfëri në mes të të varfërve të saj në Kalkutë, qytet me të cilin lidhi ngushtë emrin e misionin. "Lapsi i vogël në duart e Zotit" la si trashëgim një kryq e një rruzare të konsumuar nga lutja e vazhdueshme. Para se të mbyllte sytë, kërkoi t'ia zbathnin sandalet, sandalet e thjeshta e të ronitura, për t'u paraqitur këmbëzbathur, me përvujtërinë më të madhe, para Zotit.
Ky është trashëgimi material! Po trashëgimi i saj shpirtëror ka një vlerë të pallogaritshme. E trashëgimtarë nuk janë vetëm ata që jetuan pranë saj duke kryer të njëjtin mision. Jemi të gjithë, sepse të gjithë të thirrur për të njohur fytyrën e Krishtit në fytyrën a tyre që vuajnë në rrethinat e Kalkutës e në zemër të qyteteve moderne perëndimore. Ky ishte edhe programi i thjeshtë i punës së Nënë Terezës: "Jezu Krishti".
Të dëgjojmë tani si u kremtua festa e së Lumes shqiptare Nënë Terezës në trevat shqiptare, duke u nisur nga kryedioqeza e Shkodrës, nga na njofton Jolanda Baba.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.