2011-09-03 16:29:41

Zgjedhjet e ardhshme, vendimtare për të ardhmen e Liberisë


Në Liberi u hodhën poshtë ndryshimet e Kushtetutës, që u propozuan në referendumin e zhvilluar këto ditë në vend. Votimi, i bojkotuar nga opozita, parashikonte ndër të tjera, shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat tani do të zhvillohen së bashku me ato legjislative, në tetor. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Ljuis Zherom Cigler i bën thirrje vendit të shkojë i përgatitur në zgjedhjet e ardhshme, për të vendosur në krye ata udhëheqës, që mund ta nxjerrin Liberinë nga gjendja, në të cilën e ka çuar korrupsioni i rrënjosur thellë në shoqëri. Është një problem i të gjitha shtresave e jo vetëm i politikës, në bazën e të cilit qëndron varfëria, pas 15 vjetësh lufte civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.