2011-09-02 14:20:21

Vizita e përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë
imzot Juliusz Janusz në Kosovë


Legati Apostolik i Vatikanit për Kosovë, shkëlqesia e tij imzot Juliusz Janusz, për herë të parë që nga emërimi i tij në këtë mision nga Benedikti XVI më 10 shkurtit e këtij viti, viziton Vendin.
Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë për Kosovën gjatë kësaj vizite do të takohet me Kishën katolike vendore dhe realitetin e saj në Shtetin e ri, pra do të takohet me besimtarë, kler, rregulltarë e rregulltare i shoqëruar nga ipeshkvi i vendit imzot Dodë Gjergji, për t’u njohur nga afër mbi realitetin, jetën dhe veprimtarinë e Kishës katolike vendore.
Gjithnjë në kuadrin e kësaj vizite, Legati Apostolik do të takohet edhe me autoritete më të larta Shtetërore e institucionale të Kosovës.
Vizita e Legatit Apostolik në Kosovë zhvillohet në përkim me festën liturgjike kishtare të së Lumes shqiptare Nënë Terezës Gonxhe Bojaxhiu, që bie më 5 shtator.
Më hollësisht mbi rëndësinë dhe qëllimin e kësaj vizite, festën e së Lumes Nënë Terezë në Kosovë e 14 vjetorin e kalimit të saj në amshim, dhe mbi 12 vjetorin e vdekjes së dom Simon Filipaj, përkthyesit të Biblës në gjuhën shqipe, që bie sot më 2 shtator, nga Prishtina të dëgjojmë Vikarin e Përgjithshëm të Kishës së Kosovës, don Lush Gjergjin në mikrofonin e Radio Vatikanit........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.