2011-09-01 16:24:24

Muzika shenjte na ndihmon në intuitën e harmonisë së Qiellit: kështu tha Papa në koncertin ofruar nga kardinali Bartolucci


Në Pallatin Apostolik të Kastelgandolfit dje në mbrëmje u mbajt koncerti për nder të Benediktit XV e ofruar Papës nga kardinali Domenico Bartolucci, ish drejtor i korit të Kapelës Sikstine. Nën drejtimin e Mjeshtërit Simone Baiochhi, morën pjesë Enrica Fabbri e Lykke Anholm, sopranë, Michele Govi, bariton, shoqëruar nga Rossini Chamber Choir nga Pesaro dhe nga Orkestra Filarmonike Marchigiana. Në mbarim të koncertit Papa përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi ideatorin e koncertit dhe autorin e pjesëve muzikore që u ekzekutuan.
“Një moment meditimi e lutjeje” që e çojnë njeriut deri te “intuita e harmonisë së Qiellit”: me këto fjalë Papa Ratcinger e mbyll koncerti në pallatin Apostolik në Kastelgandolfo, ofruar nga kardinali Bartolucci. Muzika, pohoi Benedikti XVI – e posaçërisht muzika e shenjtë që “lindë nga feja” – është “e aftë ta shpreh e ta komunikon fenë” në Zotin, prandaj me gëzim e nga zemra falënderoj ekzekutorët e shquar dhe autorin e pjesëve të muzikës, mjeshtrin Domenico Bartoluccin.
Papa iu drejtua përzemërsisht kardinalit, ish drejtorit të korit të Kapelës Sikstina, duke vlerësuar punën e tij të vyer “të vlerësimit të thesarit të çmuar që është kënga gregoriane dhe të përdorimit të mençur të polifonisë”, në besnikëri me traditën, por në një mënyrë të hapur ndaj “tingujve të ri”, ndaj formave të reja muzikore. E Papa nënvizoi se si muzika së bashku me fenë dhe meshtarinë janë aspektet që karakterizojnë jetën e kompozitorit e kardinalit Bartolucci:
“I dashuri Kardinal Bartolucci, feja është dritë që ka orientuar e udhëhequr përherë jetën tuaj, me zemër të hapur për t’iu përgjigjur me bujari thirrjes së Zotit; dhe nga feja është frymëzuar e ka buruar edhe mënyra e kompozimit tuaj... Mirëpo muzika për ju është një fjalë e një gjuhë e privilegjuar për të komunikuar fenë e Kishës dhe për të ndihmuar udhën e fesë të atij që i dëgjon veprat tuaja; ju edhe përmes muzikës e keni ushtruar misionin tuaj meshtarak”.
Nga “Benedictus” kompozuar për këtë rast dhe kushtuar Benediktit XVI si falënderim e mirënjohje ndaj Zotit për misionin e tij papnor në udhëheqje të Kishës, tek Ave Maria marrë nga vepra lirike “il Brunellesco”, pastaj Poema e shenjtë “Baptisma” deri në kompozimin e fundit të “Christus circumdedit me”: një udhëtim i vërtetë në thellësi të shpirtit, por edhe një thirrje për të përqafuar Hyjin e gjallë:
“I dashuri Mjeshtër, këtë mbrëmje, me muzikën tuaj, ju na bënë t’ia drejtonim shpirtin Marisë me lutjen më të dashur të traditës së krishterë, por edhe na bënë të kthehemi sërish në fillimin e udhës së fesë sonë, në liturgjinë e Pagëzimit, në momentin në të cilin jemi bërë të krishterë: një thirrje për ta shuar etjen tonë përherë në të njëjtin burim e në të njëjtin ujë që e shuan etjen fizike, që është Zoti i gjallë, dhe një thirrje për t’u angazhuar çdo ditë në refuzimin dhe largimin e së keqes e për ta përtërirë fenë, duke ripohuar e rrëfyer ‘Besojmën’!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.