2011-09-01 13:36:13

Kisha e SHBA-së në dhjetëvjetorin e atentateve
“Ta jetojmë me fe dhe shpresë 11 shtatorin”


Do ti kushtohet familjeve të viktimave ndjeti apo qëllimi i lutjes që është parashikuar për kremtimet e së dielës së 11 shtatorit në Kishat e SHBA-së, me rastin e 10 vjetorit të atentateve terroriste më Twin Towers. Që nga përvjetori i parë i atentateve, Kisha amerikane, kujton agjencia Zenit, ka dashtë të përkujton ngjarjen me një sërë reflektimesh, me mesazhe priftërinjve që kanë asistuar familjet,me kremtimin e liturgjive nëpër famullitë kishtare, nëpër dioqeza dhe me katekizma që janë të gatshëm e mund të gjenden edhe përmes internetit. Në veçanti, duhet nënvizuar rëndësinë e mesazhit baritor “Të jetojmë me fe e shpresë 11 shtatorit”, që ipeshkvijtë amerikanë dërguar asokohe vetëm disa ditë pas sulmeve terroriste dhe tani, 10 më vonë, i njëjti mesazh propozohet si pik reflektimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.