2011-09-01 12:09:11

I njëjti elter, për Meshën e Papës në Friburg


Një elter, që do të përdoret për herë të dytë, në Meshën e Papës. Në Friburg, etapë e tretë dhe e fundit e vizitës në Gjermani, Benedikti XVI do ta kremtojë Meshën në të njëjtin elter, që u ndërtua më 2006 për shtegtimin e tij apostolik në Munihun e Bavarisë. Elteri prej druri u prodhua pesë vjet më parë, në qyetezën bavareze Muenchen–Riem, posaçërisht për vizitën e Papës gjerman, e, që asokohe, u ruajt si kujtim i çmuar, në një vend të posaçëm.Me rastin e Meshës në Friburg – në program për 25 shtator - në të cilën priten më se njëqindmijë vetë, rreth elterit do të ndërtohet një tribunë e madhe, për të cilën do të përdoren 220 tonelata çelik.








All the contents on this site are copyrighted ©.