2011-08-31 16:34:38

Pakistan: Në një atentat në Kueta, vriten 10 vetë


Një shpërthim që ndodhi sot në një parking të Kueta, kryeqendrës së provincës pakistaneze Baluhistan, ka shkaktuar një bilanc të përkohshëm prej 10 të vdekurish e 13 të plagosurish, ndër ta ka edhe fëmijë. Shpërthimi, i fuqishëm e për të cilin policia pakistaneze bëri të ditur se është fjala për një kamikazë apo sulmues vetëvrasës me makinë-bombë, ka ndodhur në Gulistan Road, para fillimit të lutjes për Fitër Bajramin, e ka shkaktuar dëmtimin e 14 automjeteve. Bomba shpërtheu derisa njerëzit po largoheshin nga një xhami në qytet. Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.







All the contents on this site are copyrighted ©.