2011-08-31 18:25:38

Atentate të përgjakshme në kryeqytetin Çeçen, 8 të vdekur


Tetë policë janë vrarë në tri atentate kamikazë në Grozni të Çeçenisë. Nga shpërthimet u plagosën edhe 22 të tjerë. Sulmi parë ndodhi afër ndërtesës së parlamentit lokal në fund të muajit të Ramazanit. Presidenti i Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, ka thirrur mbledhjen e emergjencës që “gjashtë policë, një funksionar i mbrojtjes civile e një civil” u vranë në tri atentate të ndryshme e tha se “banditët” janë përpjekur të ndërmarrin sulme terrorist në ditën më të shenjtë për myslimanët. Njëri ndër atentatorët qe vëllai i policit që një vit më parë bëri përpjekje për ta eliminuar presidentin Kadirov. Vetëm para dy vjetësh vet lideri çeçen e pat pritur pozitivisht vendimin e Moskës për anulimin e regjimit kundër terrorizmit në Republikën federale të Kaukazit. “Gjëja më e rëndësishme – pati thënë – është që regjimi ka përfunduar me arritjen e objektivave antiterroriste që u përcaktuan para 10 vjetësh. Republika moderne e Çeçenisë është një territor paqësor e premtues, çka është ripohuar nga mijëra mysafirë, politikanë, biznesmen, gazetarë e artistë”.
Duket qartë se parashikimet nuk kanë qenë të sigurta e as të vërteta pasi që këtyre viteve dhuna ka vijuar e jo vetëm në Çeçeni por në tërë Kaukazin nga Ingushecija deri në Dagestan. Territori është ndezur në flakë e kohëve të fundit është regjistruar një përshkallëzim i dhunës nga ana e gueriljes islamike, që mundohet të izoloi zonën nga prania e policisë ruse. Çdo ditë ndodhin atentate e viktima në të dyja fushat.







All the contents on this site are copyrighted ©.