2011-08-30 15:51:18

Benedikti XVI: Ndjeti i lutjes misionare për nuajin shtator për të krishterët e Azisë që ta kumtojnë Ungjillin me gëzim.


Ndjeti apo qëllimi i lutjes misionare për muajin e shtatorit i kushtohet të krishterëve të Azisë. Papa Ratcinger ndalet mbi rëndësinë e ungjillëzimit të kontinentit aziatik dhe u kërkon besimtarëve që gjatë shtatorit t’i lutën Hyjit “për bashkësitë e krishtera të shpërndara në kontinentin aziatik e që aty ta shpallin Ungjillin me zell, duke dëshmuar bukurinë e tij me gëzimin e fesë”. Mbi ndjetin e lutjes zgjedhur nga Papa, atë Alberto Caccaro thotë:
"Në Azi krishterimi është një pakicë e bashkësitë shpesh janë të shpërndara, janë të vogla e numerikisht të parëndësishme në krahasim me pjesën dërmuese – siç është rasti në Kamboxhia – të besimtarëve budistë. Po unë nuk e kam konsideruar kurrë numrin si problem e gjatë përvojës sime në Komboxhia – e mendoj se rasti i këtij vendi është i ngjashëm edhe me kontekstet tjera aziatike – jam bindur se feja nuk ka nevojë për numra, por ka nevojë për njerëz besimtarë të bindur. Ekzistojnë bashkësi të shpërndara, ekzistojnë bashkësi që janë pakicë, por kjo nuk do të thotë se janë bashkësi të ligshta, të pafuqishme, përkundrazi: feja nuk ka nevojë për numra, feja ka nevojë për zemra besimtarësh e prandaj për njerëz që e kërkojnë vazhdimisht Zotin në jetën e përditshme. Bashkësitë e krishtera që kam njohur në Azi janë bashkësi plotë gjallëri, bashkësi ku gëzimi është tipar i jetës së përditshme, fryt i një udhe dhe pune të gjatë e të qëndrueshme në kohë e në besnikëri ndaj Ungjillit".







All the contents on this site are copyrighted ©.