2011-08-29 19:29:16

Shqipëri: SHBA-së mbështesin integrimin në BE


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto tha sot se klasa politike duhet të angazhohet për një pakt kombëtar për integrimin. Në një takim të zhvilluar me ambasadorin e SHBA ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Haxhinasto theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një prioritet kombëtar i Shqipërisë. "Zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Evropian duhet të jetë prioritet i politikës shqiptare", tha Haxhinasto. Gjithashtu ministri i Jashtëm shqiptar tha se gjatë takimit me ambasadorin Amerikan është diskutuar për asamblenë e OKB së dhe seancën që pritet të zhvillohet për Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.