SHBA: Obama, emërimi i Krueger do të na ndihmojë në përballimin e sfidave ekonomike.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka emëruar Alan Krueger këshilltar të tij kryesor
ekonomik, ndërsa është duke përgatitur planin për krijimin e vendeve të reja pune.
Kështu ka deklaruar presidenti Obama në një komunikatë. “Alan – lexohet në deklaratë
– i kupton sfidat e rënda me të cilat vendi ynë duhet të përballet. Do të na ndihmojë
ti përballojmë e ti kapërcejmë këto sfida”. Emërimi i Krueger duhet të miratohet nga
Senati amerikan. Obama është duke përgatitur një paket të re masash ekonomike që synon
krijimin e vendeve të punës dhe reduktimin e deficitit federal, kjo paket masash do
të paraqitet në një fjalim të rëndësishëm muajin e ardhshëm.