2011-08-29 19:06:51

Kosovë: Parlamenti kundër mësimit fetar në shkolla


Kuvendi i Kosovës refuzoi amendamentin në projektligjin e arsimit parauniversitar për mësimin e edukatës fetare në shkolla.
Plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar kanë zgjuar debat ndër ligjvënës, në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, në të cilën u shqyrtuan 14 projektligje në lexim të dytë. Bëhet fjalë për përpjekjen që në shkolla të futet mësimi fetar, i cili u refuzua nga shumica e deputetëve.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar propozimin për futjen në Ligj të obligimit të mësimit të edukatës fetare nëpër institucionet shkollore. Kundër futjes së mësimit të dukatës fetare në shkolla votuan 64 deputetë të Parlamentit të Kosovës, 1 deputet ka abstenuar nga votimi, kurse vetëm 18 deputetë e kanë mbështetur.







All the contents on this site are copyrighted ©.