2011-08-28 15:15:46

Papa: mos të kërkojmë vetëm suksesin shoqëror në jetë.


Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI vuri sot në pah se “divergjenca” ndërmjet “planit të dashurisë së Atit Qiellor që arrin deri në dhurimin e të Birit Njëlindurit mbi kryq për shpëtimin e njerëzit” dhe “pritjeve”, dëshirave, planeve të dishepujve”. Jeta e njeriut nuk mund të orientohen vetëm drejt “suksesit shoqëror” e “mirëqenies fizike dhe ekonomike”, sepse kjo do të thotë të “vendosësh Zotin mënjanë” e “ta pengosh” zbatimin dhe plotësimin e “vullnetit të tij”. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Pallatin apostolik të Kasteldandolfit.
“Atëherë kur realizimi i jetës personale është i orientuar vetëm drejt suksesit social, drejt mirëqenies fizike dhe ekonomike, njeriu nuk mendon e nuk arsyeton më sipas Hyjit, por sipas njerëzve”, tha Papa Ratcinger duke komentuar pjesën e Ungjillit të Liturgjisë Hyjnore të dielës së sotme të 22-të gjatë vitit kishtar. “Të mendosh sipas botës – vijoi Ati i Shenjtë – do të thotë ta vësh mënjanë Zotin, të mos e pranosh planin e dashurisë së tij, gati gati ta pengosh plotësimin e vullnetit të të tij të urtë”.
Sipas Papës Benediktit XVI, “ i krishteri e ndjek Zotërinë Jezus atëherë kur me dashuri e pranon kryqin e vet, që para syve të botës duket një dështim e një humbje e jetës; duke ditur se nuk e bartë vetëm, por bashkë me Jezusin, duke ndarë bashkë udhën e tij të dhurimit”. Një udhë kjo, shtoi Papa, që kërkon prej nesh të ” lejojmë të shndërrohemi nga hiri hyjnor, duke përtërirë mënyrën e të menduarit e të arrestuarit”.
“Vetëm Zoti mund t’i jap njeriut gëzimin që nuk kalon kurrë, e nuk mjafton suksesi dhe mirëqenia për ta realizuar jetën, për këtë udha është ajo e mistershme e kryqit”, tha Papa duke shtuar se për këtë “njeriu, nëse synon realizimin e jetës, nuk mund të mendon vetëm për mirëqenien fizike e ekonomike duke përjashtuar Zotin”.

Ja Ungjilli i kësaj së diele që u komentua nga Papa (Mt 16, 21-27)
Nëse ndokush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten

Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Mateut

Në atë kohë, Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të shkribëve, se do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallet.
Atëherë Pjetri e ndau veçmas e filloi ta qortojë: “Mos e thashtë Zoti, Zotëri! Ty s’do të ndodhë një gjë e tillë!”
Jezusi u kthye e i tha Pjetrit: “Shporru meje, he djall! Je shkandull për mua, sepse nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!”
Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet: “Nëse ndokush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje! Sepse, kush do ta ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak timin, do ta gjejë.
Ç’ dobi ka njeriu nëse e fiton mbarë botën, por e humb jetën? E çka mund të japë njeriu si shkëmbim për jetën e vet? Do të vijë, për të vërtetë, Biri i njeriut në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e vet dhe atëherë do t’i paguajë të gjithë sipas veprave të tyre.”







All the contents on this site are copyrighted ©.