2011-08-28 09:25:19

Nigeri: Papa shpreh dhimbjen, dënimin për viktimat e atentatit dhe thirrjen për paqe


Benedikti XVI ka dënuar atentatin kamikazë në selinë e OKB-së në kryeqytetin e Nigerisë, Abuxhë, që shkaktoi të premten e kaluar 18 të vdekur e me dhjetëra të plagosur, ka shpreh pjesëmarrjen personale në vuajtjet e shkaktuara nga atentati, si dhe bëri thirrje për ndaljen e dhunës.
Në mesazhin dërguar Presidentit të Nigerit, Goddluck Jonatha, e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Papa Ratcinger shprehi keqardhjen për “humbjen e tmerrshme të jetës si të qytetarëve e po kështu edhe të punonjësve të Kombeve të Bashkuara e tha se është i brengosur për valën e dhunës e të vdekjes, prandaj përsëriti thirrjen e tij “të gjithë atyre që kanë zgjedhur vdekjen e dhunës” që të heqin dorë nga kjo strategji shkatërrimtare dhe ta “përqafojnë jetën e dialogun”.
Në telegramin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone, Papa siguron së fundi lutjen e tij drejtuar Zotit për ata që kanë humbur jetën në mënyrë kaq dramatike dhe kërkon nga Hyji t’u japë forcë e guxim të plagosurve e atyre që u ofrojnë ndihmë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.