Në emisionet tona të këtyre ditëve u kemi dhënë jehonë Ditëve Botërore të Rinisë,
që u kremtuan në Madrid të Spanjës, nga data 16 deri më 21 gusht. Vetë Papa Benedikti
XVI, i cili mori pjesë në festën rinore, duke filluar nga 18 gushti, i përmendi gjerësisht
në audiencën e përgjithshme të ditës së djeshme. Në Madrid ishin të pranishëm edhe
400 shqiptarë e tre ipeshkvij nga Shqipëria. Çfarë morën me vete ata nga takimi me
të rinjtë e mbarë botës? Ja ç’mendon seminaristi Mark Pashkja nga Jubani, në mikrofonin
e kryeredaktorit tonë, don David Gjugja