2011-08-24 12:12:32

Papa: tema e Ditës Botërore të Rinisë 2013 është: “Shkoni e bëjini dishepuj të gjithë popujt!”.


Në mbarim të audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Kastelgandolfo, kushtuar Ditës Botërore të Rinisë që u mbajt në Madrid, Benedikti XVI njoftoi temën e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë që do të mbahet në Rio de Zhanejro, “Dita e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet nëpër dioqeza të veçanta – tha Papa -, do të ketë si temë “Gëzohuni përherë në Zotin” (Fil 4,4), marr nga Letra e shën Palit drejtuar Filipianëve”. “Ndërsa në Ditën botërore të Rinisë së 2013 nga data 23 deri më 28 korrik në Rio de Zhanejro – vijoi Ati i Shenjtë Ratcinger – tema do të jetë mandati i Jezusit, ‘Shkoni e bëjini dishepuj të gjithë popujt”” (krh Mt 28,19)
“Që tani – shtoi Papa – ia besoj lutjes së gjithë juve përgatitjen e këtij takimi shumë të rëndësishëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.