Benedikti XVI:DBR-së në Madrid një dhuratë e çmueshme shprese për të ardhmen e Kishës.
“Falënderoj Zotin për këtë dhuratë të çmueshme, që jep shpresë për të ardhmen e Kishës”.
Me këto fjalë, Benedikti XVI foli sot gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Kastelgandolfo
për ditët që kaloi në Madrid për Ditën e 26-të Botërore të Rinisë. Papa ato të
Madridit i quajti “ditë të jashtëzakonshme”: “një ngjarje kishtare emocionuese, me
afër dy milion të rinjsh nga të gjitha kontinentet që jetuar një eksperiencë të mrekullueshme
vëllazërimi, takimin me Zotin, një kaskadë e vërtetë drite”. Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger
falënderoi të gjithë ata persona që kanë punuar për organizimin e DBR-së dhe shprehi
“mirënjohjen” autoriteteve e institucioneve spanjolle. “Nuk mund të harroj – nënvizoi
Papa – pritjen e përzemërt e të njohtë që para nga madhëria e tyre, sovranët e Spanjës,
si dhe nga mbarë vendi”. Në vazhdim Benedikti XVI përshkoi momentet e ndryshme të
veçanta të DBR-së, që nga dita e parë në kryeqytetin spanjoll ( “kam në mendje entuziazmin
e papërmbajtur me të cilin të rinjtë më pritën në Plaza de Cibeles”), tek takimet
në Escorial me motrat e reja rregulltare e docentët e ri universitarë, nga Udha e
Kryqit tek Mesha në Katedralen e Madridit të Almudenas me seminaristët e ri (“urojë
të rriten thirrjen meshtarake, e jam i bindur se edhe në Madrid Zoti troket në portën
e zemrës të shumë të rinjve që ta ndjekin me bujari e bindje në misionin meshtarak
apo në jetën rregulltare”), deri te mbrëmja e lutjes dhe Mesha përfundimtare kremtuar
në fushën e Cuatro Vientos. “U largova nga Vendi duke bartur në zemër këto ditë
si dhuratë e madhe”, tha akoma Papa. Sipas Benediktit XVI “takimi i Madridit ka qenë
një manifestim i mrekullueshëm feje, për Spanjën, për botën e për të gjithë ne”.