2011-08-24 14:32:41

Arrestohet në Rusi një ish-funskionar i policisë për vrasjen e Politkovskajës


Një ish-funskionar i lartë i policisë ruse u arrestua për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja, në vitin 2006. Dmitrij Pavljuçenkov dyshohet për organizimin e krimit, por akoma nuk dihet kush fshihet pas tij, kush është personi që ka dashur vdekjen e gazetares dhe i ka dhënë paratë për këtë ish-funksionarit. Ky është arresti i dytë për këtë çështje, pas atij të vrasësit material, Rustam Makhmudov, që u kap në maj në Çeçeni.
Kujtojmë se Ana Politkovskaja shkruante për “Novaja Gazeta” reportazhe për luftën në Çeçeni, të cilat kritikonin politikën e Kremlinit. U gjet e vrarë më 7 tetor 2006 në ashensorin e pallatit, ku jetonte. Së bashku me vrarësin Makhmudov u arrestuan edhe dy vëllezërit e tij, për pjesëmarrje në krim, së bashku me policin Sergei Khaxhikurbanov. Të tre u liruan për mungesë provash, por Gjykata e Lartë Ruse ka dhënë urdhër të hapet një proces i ri.








All the contents on this site are copyrighted ©.