2011-08-23 18:11:36

Libi: rebelët festojnë fitoren rreth Bab al-Aziziya, bunkerit simbol të regjimit të Gadafit.


Regjimi i Gadafit kapitulloi.Flamuri i rebelëve libianë valëvit mbi rezidencën Bab al-Aziziya (Porta e shkëlqyeshme) në Tripoli. Pas luftimeve të gjata të dhunshme kryengritësit pushtuan rezidencën-bunker të kolonelit Muamar Gadafit në kryeqytet. Al Jazira transmeton pamjet drejtpërsëdrejti të rebelëve që festojnë fitoren kundër Gadafit para rezidencës së vjetër të kolonelit, brenda Baba l-Aziziya, gjysmë e shkatërruar më 1986 nga sulmet amerikane. Disa kryengritës grisin e djegin fotografitë e Gadafit, të tjerë dhunojnë kokën e përmendores së tij. Ndërtuar në zonën jugore të Tripolit, Bab al-Aziziya është konsideruar një ndër simbolet e regjimit të Gadafi, për mase 40 vjet në pushtet në Libi.
Kompleksi është një qytetës e vërtetë që ka në brendësi instalime ushtarake, banesën dhe rezidencën e vet kolonelit e të familjarëve të tij. Deri më sot, pak njerëz kanë pasur mundësinë të hynin në compound, që mbret një mister. Sipas disave, në afërsi gjendet një tunel nëntokësor përmes të cilit, në këto orë të konvulsive, me kryengritësit tek portat e Tripolit, duhet se vet koloneli ka ikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.