2011-08-22 16:11:55

Turqia sulmon fshatrat kurde në veri të Irakut


Turqia vazhdon të bombardojë vendqëndrimet e simpatizantëve të Partisë së Punës së kurdëve në veri të Irakut. Në sulmet e djeshme ajrore, humbën jetën të paktën shtatë civilë kurdë. Operacioni pason pritën e rebelëve kurdë separatistë, që javën e kaluar shkaktuan vdekjen e 12 ushtarëve të Ankarasë, në territorin turk. Folëm me gazetarin italian Alberto Roseli, ekspert i zonës:RealAudioMP3
Nga pikpamja e së drejtës ndërkombëtare, kjo është pa dyshim diçka e patolerueshme. Ndërsa Iraku përpiqet, mes vështirësish, t’i japë një farë autonomie pakicës kurde të pranishme në territor, në zonën e Mosulit, Turqia, për të zgjidhur problemin e saj me lëvizjen kurde, pa asnjë lloj skrupulli, bombardon bazat në një territor që nuk është i veti, por i një kombi tjetër.
A ndryshon gjë në marrëdhëniet e Turqisë me Evropën, ku Ankaraja dëshiron të integrohet?
Turqia sheh drejt Evropës, sepse ia ka nevojën, sepse është një ekonomi në fazën e modernizimit e të shndërrimit, prandaj ka nevojë të lidhet pas “lokomotivës” evropiane e perëndimore. Por interesat turke shkojnë edhe në Azinë qendrore. Kazakistani, Uzbekistani, Taxhikistani etj., janë turqfolës, prandaj Turqia dëshiron të ketë supremacinë mbi këto shtete me naftë e me shumë lëndë të para. Natyrisht, ky plan, për momentin vetëm ekonomik e kulturor, shqetëson Rusinë, Iranin, Arabinë Saudite e Kinën. Turqia bëhet kështu për Evropën një shtet me rëndësi të madhe gjeopolitike e prej saj do të varen fatet e Evropës, të Lindjes së Mesme e të zonave të Azisë Qendrore.







All the contents on this site are copyrighted ©.