2011-08-22 16:11:37

Në Lindjen e Mesme, armëpushim ndërmjet Rripit të Gazës dhe Izraelit


Pas katër ditë luftimesh, filluar pas atentateve terroriste të së enjtes në veri të Eilatit, u arrit një marrëveshje armëpushimi ndërmjet fraksioneve palestineze të Rripit të Gazës dhe izraelitëve. Lidhja Arabe dënoi sulmet izraelite të së enjtes, që shkaktuan vdekjen e 5 ushtarëve në kufi, ndërsa vetë Izraeli ka dërguar një delegacion në Kajro të Egjiptit, pikërisht për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së krizës ndërmjet dy vendeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.