2011-08-22 12:29:59

Libi: në Tripoli luftohet në çdo rrugë, Gedafit po i vjen fundi. Avancojnë rebelët të ndihmuar nga Nato.


Në Libi rebelët e armatës së çlirimit të Bengazit kanë hyrë gjatë natës në Tripoli, ku po zhvillohen luftime të ashpra me grupet e fundit besnike ndaj kolonelit Gedafi.
Revolucionarët tashmë kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit. Tripoli fortesa e fundit mbrojtëse e Muammar Gadafit është drejt kapitullimit. Pas një lufte prej gjashtë muajsh kryeqyteti i Libisë është zgjuar pothuajse tërësisht në duar të kryengritësve të cilët tashmë kanë në dorë Gardën e republikës , gjatë natës janë arrestuar tre djemtë e tij mes të cilëve dhe Seif al Islam. Forcat besnike të kolonelit përdorin gueriljen e snajperistet. Po luftohet në afërsi të bunkerit të Gedafit: mbetët mister fati i tij. Kryengritësit kanë arritur të marrin nën kontroll edhe radio televizionin shtetëror. Obama: Tirani po largohet. Pra, sipas lajmeve të fundit kryeqyteti i Libisë ka ra në duar të rebelëve, por ka ende disa grupe të forcave të Muamar Gedafit që vijojnë të luftojnë. Një konfirmim i ri arriti edhe nga Mahmur Jibril, një prej përfaqësuesve kryesor të Këshillit kombëtar të tranzicionit të Bengazit. Pas 42 vitesh sundim dhe gjashtë muajsh rebelim të popullit, regjimit të kolonelit të Libisë Muamar Gedafi, po i vjen fundi.







All the contents on this site are copyrighted ©.