Pasi e kanë kaluar natën në lutje në aeroportin “Cuatro Vientos” të Madridit, të rinjtë
ftohen të thonë Lutjet e Mëngjesit nga rregulltarë e rregulltare, që i drejtojnë ato. Për
muaj me radhë, mijëra gra – në shtëpitë e tyre, në kuvende e në famulli – kanë qepur
këmishë e paramente liturgjike për të gjitha kremtimet e DBR-së. Kjo nismë është quajtur
“coser y cantar”, sipas një shprehjeje të njohur kastiliane, që tregon diçka shumë
të thjeshtë për t’u bërë, si shqipja “bukë e djathë”.