2011-08-20 17:39:32

Lutja e mbrëmjes së Benediktit XVI me të rinjtë në Madrid


Ceremonia e mbrëmësores se lutjes së Benediktit XVI me të rinjtëparashikon tri etapa:
    Proçesioni: Kryqi i DBR-ve mbahet nga të rinjtë e pesë kontinenteve. Një grup tjetër transporton Ikonën e Zojës, shoqëruar me pishtarë të ndezur. Kryqi dhe Ikona vendosen në vendin e caktuar, ndërsa të rinjtë ndezin qirinjtë, që i gjejnë në çantën e shpinës së shtegtarit, e cila u është dhënë që në fillim.
    Litugjia e Fjalës: Disa të rinj i bëjnë Papës pyetje. Pas leximit të Ungjillit, Papa u përgjigjet shqetësimeve të të rinjve.
    Ekspozimi dhe Bekimi i të Shenjtnueshmit Sakrament të Eukaristisë. I Shenjtnueshmi Sakrament vendoset në elter dhe ekspozohet në Ostensorin e ‘500-ës “Custodia di arfe” nga katedralja e Toledos, e para në Spanjë. Papa ua kushton të rinjtë Zemrës së Krishtit dhe bekon asamblenë, para se të kthehet në Nunciaturë. Të rinjtë këndojnë himnin “Cantemos al Amor de los Amores” kompozuar një shekull më parë, me rastin e Kongresit XXII Eukaristik Ndërkombëtar, mbajtur në Madrid në vitin 1911.









All the contents on this site are copyrighted ©.