2011-08-20 15:04:51

Fondacioni “Instituto S. José”


Fondacioni “Instituto S. José” i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit (Fatebenefratelli) u ndërtua në vitin 1889 nga Markezi i Valehos e nga shën Benedikt Meni, rregulltar i Urdhërit. Fondacioni kryen veprimtari bamirëse e u jep ndihmë të specializuar mjekësore njerëzve të gjymtuar fizikisht ose mendërisht, në veçanti epileptikëve. Spitali ka dhjetë pavione me rreth 400 shtretër. Në të shërbejnë rreth 300 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.