BDR-së: Papa seminaristëve, shkoni përpara vetëm nëse keni vendosur ta përshkoni udhën
e Krishtit
Papa kremtoi sot Meshën në Katedralen e “La Almudena” me seminaristët spanjollë. Në
homeli Benedikti XVImes tjerash theksoi: “Ne duhet të jemi të shenjtë për të mos krijuar
kundërshtime ndërmjet simbolit që jemi dhe realitetit që duam të jetë kuptimplotë”.
“Askush nuk e zgjedh kontekstin, as njerëzit e caktuar apo vendin e misionit personal.
Çdo epokë i ka problemet e veta, por Zoti na ofron në çdo kohë hirin e nevojshëm për
bartur mbi vete e tejkaluar me dashuri e realizëm të gjitha problemet”. Inkurajoj
edukatorët tuaj, hapeni shpirtin tuaj para dritës së Zotit për të pa nëse kjo udhë,
e cila kërkon guxim e autenticitet, është për ju, duke avancuar deri në meshtari vetëm
nëse do të jeni të pushtuar vendosmërisht nga Zoti që ju thërret të jeni mbarështuesit
e tij e nëse vendosmërisht jeni të vendosur ta ushtroni meshtarinë duke iu bindur
rregulloreve të Kishës”. Me këto fjalë Papa Benedikti XVI iu drejtuar sot seminaristëve
të pranishëm në Meshën e Shenjtë kremtuar në Katedralen e Shën Marisë Mbretëreshë
të la Almudena të Madridit, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë. “Të jesh shëmbëllim
i Krishtit – vijoi Papa - do të thotë, të dashur seminarista, të identifikohemi përherë
më shumë me Atë që për ne është bërë shërbëtor, meshtar e flijim. Të shëmbëllejmë
Atij, në realitet, është detyrë e çdo meshtari të shkëlqej gjatë tërë jetës. Që tani
e dimë se një detyrë e tillë na befason e nuk do të mund t’ia arrijmë në mënyrë të
plotë, mirëpo, siç thotë shën Pali, ne vrapojmë drejt cakut duke shpresuar ta arrijmë”.
E “Krishti, Meshtar i Madh, është edhe Bari i Mirë që i ruan delet e vete deri sa
e dha edhe jetën e vet për to. Për ta imituar edhe në këtë Zotërinë Jezus, zemra
juaj duhet të përforcohet, të pjekët e të rritet në seminar, duke mbretur krejtësisht
në gatishmëri të Mësuesit, të frymëzuar e të udhëhequr nga Shpirti Shenjt.Ati i Shenjtë
Ratcinger i ftoi meshtarët e ardhshëm, që të jenë dëshmitarë të Zotit e “ mbrojtës
të paepur” të dinjitetit njerëzor. “ Mos lejoni të shkurajoheni nga realiteti që ju
rrethon, në të cilin duan ta lënë Zotin anash”, i porositi Papa seminaristët.