2011-08-20 17:35:57

Ati i Shenjtë seminaristëve: shembëllejini Krishtit në dashurinë e tij deri në fund, për të gjithë.


"Edhe në se ju përbuzin, mos kini frikë. Një jetë e rrënjosur në Krishtin nuk mund të mos i tërheqë ata, që kërkojnë Zotin!”. Kjo, thënë me dy fjalë, ishte porosia e Papës për seminaristët e rinj, në homelinë e Meshës, kremtuar sot paradite në Katederalen kushtuar Shën Marisë la Real de la Almudena. Brenda në katedrale, e pritën më se njëmijë seminaristë: mijëra të tjerë, nga të katër anët e botës, e ndoqën Eukaristinë nga jashtë, nga sheshi, që shtrihet përballë Pallatit Mbretëror. Ishte një Meshë solemne, kushtuar Jezu Krishtit, Meshtar i amshuar, kryesuar nga Benedikti XVI, në bashkëkremtim me një numër të madh ipeshkvijsh, pjesëmarrës në DBR-së. Mesha, që shoqërohej me muzikë e këngë gregoriane, nisi me përshëndetjen e kryeipeshkvit të Madridit, kardinalit Varela, i cili pikërisht sot kremtoi 75-vjetorin e ditëlindjes, dhe të një seminaristi. Në përfundim të kremtimit, Ati i Shenjtë njoftoi se së shpejti do ta shpallë meshtarin Shën Gjoni i Avilës, Doktor i Kishës:....RealAudioMP3
Queridos amigos os preparáis para ser apóstoles con Cristo y como Cristo, …
Të dashur miq, përgatituni të jeni apostuj, me Krishtin e si Krishti, për të qenë shokë udhe e shërbëtorë të njerëzve”.
Janë fjalët që Papa ua drejtoi mijëra seminaristëve të rinj, të pranishëm në meshë, të cilët i porositi kryesisht t’i shëmbëllejnë Krishtit:
“Configurarse con Cristo comporta, queridos seminaristas, identificarse…
T’i shembëllesh Krishtit do të thotë të bëshesh gjithnjë më shumë një me Atë, që për ne u bë shërbëtor, meshtar e theror. T’i shembëllesh Atij është, në të vërtetë, detyra, për të cilën çdo meshtar duhet ta shkrijë gjithë jetën”.
Nuk është aspak e lehtë t’i ngjash Krishtit, të bëhesh një me Të, por - i inkurajoi Papa seminaristët...:"Apoyados en su amor, no os dejéis intimidar por un entorno en el que se …
Të ndihmuar nga dashuria e tij, mos t’ju frikësojë një ambient, që dëshiron ta përjashtojë Zotin, ku pushteti, pasuria ose kënaqësia, janë shpesh herë parimet themelore, mbi të cilat ngrihet e gjithë jeta. Ka shumë mundësi që t’ju përbuzin, ashtu si përbuzen ata, që kërkojnë maja më të larta ose që ua çjerrin maskat idhujve, para të cilëve sot përkulet shumëkush. Vetëm atëherë jeta e rrënjosur plotësisht në Krishtin, do të duket si risi e do t’i tërheqë, me forcën e saj, të gjithë ata, që kërkojnë me etje Zotin, të vërtetën e drejtësinë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.