2011-08-19 12:14:53

Vizita e Papës Benediktit XVI Mbretit të Spanjës Juan Carlos në Pallatin Zarzuela


Papa u prit sot paradite në pallatin mbretëror Zarzuela afër Madridit, nga Mbreti i Spanjës Juan Carlos i Borbonëve e nga Mbretëresha Sofia. Të pranishëm në këtë vizitë kortezie të Papë s sovranë ve spanjollë edhe Kardinajt e Ipeshkvijtë që e shoqëronin Atin e Shenjtë Ratcinger. Takimi u mbajt në Sallonin e Rezidencës Mbretërore me prezantimin e familjarëve, pastaj vijuan bashkëbisedimet private mes Papës e Mbretit, u bë shkëmbimi i dhuratave të rastit e paraqitja e Kardinajve e Ipeshkvijve përcjellës para Mbretit. Në fund të vizitës, Mbretëri Juan Carlos e Mbretëresha Sofia e shoqëruan Papën Benediktin e XVI deri në hyrjen kryesore të Pallatit Zarzuela.
Pas kësaj vizite, Ati i Shenjtë Benedikti XVI, vizitojë kompleksin monumental Els Escoriale të Shën Lorencit, ku në ora 11.30 u takua me rregulltarët e rinj e më pas në ora 12.00 vijoi takimi i Papës me docentët e ri universitarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.