Sheshi, Cibeles me formë të rrumbullt, lidhet me disa nga rrugët e gjëra të komunikimit.
E merr emrin nga shatërvani qëndror, realizuar në vitin 1782, sipas projektit të Ventuar
Rodriguez, stolisur nga një grup skulptural, kushtuar Cibeles, hyjni e nderuar në
lashtësi si Nëna e madhe e natyrës dhe e të gjithë frymorëve. Rrethoren e Sheshit
e përmbyllin katër ndërtesa me vlerë të njohur historiko—artisike, ngritur në fund
të shekullit XVIII e në fillim të atij XIX. Janë: Pallati Buenavista ose Pallati i
Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, përfunduar më 1777, më i lashti nga të katërt.
Është vendodìsur në skajin veriperëndimor, përballë Palacio de Linares, ose Casa de
América, në skajin verilindor. Në skajin juglindor ngrihet Pallati i Komunikacioneve,
seli e Komunes së Madridit (nga viti 2007), ndërsa në skajin jugperëndimor, Pallati
i Banco de EspaňaMe të katër rrugët e gjëra që të çojnë në të, Shehi mund të zërë
më se 600 mijë vetë.