2011-08-19 12:59:54

Pallati i Zarzuelës


I ndërtuar në shekullin XVII me dëshirën e Filipit IV të Spanjës, fillimisht ishte pavijon gjahu, ngritur në një vend, që quhej La Zarzuela, në rrethinat e Madridit. Përbëhej nga një ndërtesë me formë këndi të drejtë, me çati të mbuluar me rrasa e me dy harknaja anësore. Karli IV e modifikoi ndërtesën, duke ia përshtatur shijeve të shekullit XVIII. E zgjeroi dhe e zbukuroi me tapiceri, me stoli prej porcelane e me mobiljet më moderne të kohës. Mblodhi aty edhe një koleksion të madh orësh, të të gjitha madhësive e markave. Është një nga koleksionet më të famshme të orëve në botë.
Ndonëse si seli zyrtare njihet Pallati Mbretëror i Madridit, ky pallat i vogël është vendi ku banojnë Mbretërit e Spanjës. Ndërtesa ndodhet në rrethinat e kryeqytetit, në veri-lindje të qendrës. Mbreti e mbretëresha, së bashku me bijtë, jetojnë në këtë pallat që kur u martuan, në vitin 1962. Aktualisht princi trashëgimtar, Felipe de Borbone, jeton në pallatin aty pranë, ndërtuar pak vjet më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.