2011-08-19 17:35:58

Imzot Massafra: "është nder për të rinjtë shqiptarë të mbajnë Kryqin e DBR-së në Udhën e Kryqit me Papën"


Në njërën nga ndalesat e Udhës së Kryqit, që fillon në Madrid në orën 19.30, pikërisht në stacionin e tetë, Kryqin e DBR-ve e mbajnë të rinjtë nga Shqipëria. Është ndalesa, në të cilën përkujtohet guximi i shën Veronikës, që la pas gratë e përlotura, kapërceu radhën me ushtarë e i fshiu Krishtit fytyrën e përgjakur. Meditimi i shkruar nga Motrat e Kryqit të Seviljes, jo më kot, kujton diktaturën komuniste: “Jezusi – shqiptohet në këtë ndalesë – ka mëshirë për gratë e Jeruzalemit e në pëlhurën e Veronikës lë vulën e fytyrës së vet, e cila na kujton sa e sa njerëz të shpërfytyruar nga regjimet ateiste, që e shkatërrojnë personin dhe e privojnë atë nga dinjiteti”. Në mikrofonin e don David Gjugjës, pikërisht për këtë çast, flet kryeipeshkvi metropolit i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, i cili ndodhet në Madrid së bashku me 400 të rinj nga ShqipëriaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.