2011-08-19 13:00:28

Bazilika e Shën Lorencit


Është një nga veprat më të mëdha të arkitekturës spanjolle, me formë katrore, me tri navata e një kupolë jashtëzakonisht të madhe. Qemeret janë të afreskuara nga Kambiazo e Gjordano; pikturat mbi elterët, janë të artistëve të mëdhenj barokë, ndërsa Kryqi i madh prej mermeri, vepër e Benvenuto Çelinit. “Capilla Mayor”, apo “Kapela e Madhe”, është një kompleks i pesëqindes, me pasuri të shquara artistike: ka Elterin me tabernakullin në formë tempulli; retablin (term spanjoll, që përdoret për të treguar pikturat mbi elterët) të punuar në mermer e në bronz, një numër të madh pikturash dhe dy grupe skulpturore prej bronzi, që paraqesin Filipin II dhe Karlin V në lutje, së bashku me familjarët, kryevepra të Pomepo e Leone Leonit. Bazilika mund të zërë më se 1. 500 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.