2011-08-18 12:07:28

Papa mbërriti në Madrid


Avioni i Alitalia me Papën mbërrini në Madridi pak para orës 12.00. Në aeroportin e kryeqytetit spanjoll Atin e Shenjtë Ratcinger e priti mbreti Juan Carlos Borbone e mbretëresha Sofia, si dhe kryeministri socialist José Luis Zapatero së bashku me kardinalin e Madridi hirësinë e tij Varella. Benedikti XVI deri të dielën e ardhshme do të kryesojë Ditën Botëore të Rinisë, ndërmjet qindra mijëra të rinjve shtegtarë të ardhur nga mbarë bota për kremtimin e Ditës së 26-të Botërore, e një grup i tyre i pranishëm në aeroport përshëndeti Benediktin XVI me entuziazmin e tyre rinor.







All the contents on this site are copyrighted ©.