2011-08-18 12:09:31

Kryedioqeza e Madridit


E themeluar më 7 mars 1885, më 25 mars 1964 u lartua në rangun e kryeipeshkvisë; më 23 korrik 1991, të Selisë Metropolitane. Kryedioqeza e Madridit shtrihet në një territor prej 3.663 kmk me 4. 086.700 banorë, nga të cilët , 3.600.000 katolikë (88% e popullsisë).
Kryedioqeza është e organizuar në 479 famulli, ka 109 kisha e stacione misionare; 1. 392 priftërinj dioqezanë (11 të shuguruar vitin e fundit); 1.859 meshtarë rregulltarë; 2.772 rregulltarë gjithsejt; 7.273 rregulltare; 22 diakonë të përhershëm; 184 seminaristë, që vijojnë kurset filozofike e teologjike; 297 institute edukative; 117 institute bamirësie; 26. 086 pagëzime në vitin e fundit. Kryeipeshkëv i Madridit e kryetar i Konferencës Ipeshkvnore është kardinali Antonio Maria Ruoko Varela.







All the contents on this site are copyrighted ©.