2011-08-18 15:14:16

Imzot Frendo: Jezusi i Nazaretit: ‘Kush është ky?”


Figura e Jezu Krishtit është në qendër të DBR-së që po zhvillohet këtyre ditëve në Madrid. Posa mbërriti në Madrid Benedikti XVI pohoi qartë : “Jam këtu për të kumtuar se Jezu Krishti është udha, e vërteta dhe jeta” e “për ti nxit të rinjtë të takohen personalisht me Krishtin mik, e kështu të rrënjosur e të mbështetur në personin e tij të kthehen e të bëhen nxënës besnik, ithtarë e dëshmitarë të guximshëm” të Tij në realitetin e sotëm bashkëkohor. Zbulimi e njohja e Zotit, kujtoi Papa Benedikti XVI në fjalimin e parë shqiptuar sot në Madrid me rastin e vizitës së tij për DBR-së, gjallëron përsëri të rinjtë e na vënë para sfidave të botës, me të kufizimet e saj e mundësitë e saj”. Me Zotin, nënvizoi Benedikti XVI, të rinjtë “do ta kenë dritën për të ecur dhe arsye për të shpresuar pa u dorëzuar para idealeve të tyre të larta që do të motivojnë synimet e tyre bujare, për ndërtimin e një shoqërie ku respektohet dinjiteti njerëzor e vëllazërimi real”. Pra, me fjalë tjera, pa Jezu Krishtin, të rinjtë e të gjithë besimtarët e kanë vështirë të vijojnë udhën e jetës dhe të ndërtojnë indin shoqëror mbi vlera. Pikërisht për këtë me qindra mijëra të rinj nga mbarë bota janë mbledhur këtyre ditëve rreth Papës Benediktit XVI për të biseduar e reflektuar mbi Jezu Krishtin.
Po ju propozojmë një reflektim të ipeshkvit ndihmës të kryeipeshkvisë Tiranë-Durrës, imzot Gjergj Frendo mbi figurën e Jezu Krishtit, botuar në revistën e kësaj kryedioqeze “Kisha dhe jeta”.

JEZU KRISHTI BIRI I HYJIT: I. Jezusi i Nazaretit: “Kush është ky?”
A. TRE GIMI
Jemi rreth vitit 36 pas Krishtit. Dhe përpara nesh kemi një te ri, me emër Saul. Është një i ri shume i kulturuar dhe plot energji. Është shume fanatik për besimin e tij hebre, dhe kjo ishte arsyeja pse ka marre një qëndrim shume te rrepte kundër nxënësve te Jezusit te Nazaretit. Për te, ky besim i ri ishte jo vetëm një herezi, por edhe nje blasfemi e madhe kunder te gjithe te vertetave ne te cilat kishte besuar. Pak kohe pasi e vrane Shtjefnin me gure, u hap rruge per nje perndjekje shume mizore under te krishtereve. Ne ate persekutim, Sauli kishte nje rol shume te rendesishem. Thuhet se ai “po e shkaterronte kishen duke hyre shtepi me shtepi. Ai merrte zvarre burra e gra dhe i fuste ne burg” (Vap 8, 3). Shume te krishtere u shperndane neper fshatra dhe qytete ne veri, si Damask. Por as atje nuk e kursyen zemerimin e Saulit, sepse ishte I vendosur t’i ndiqte derisa te kishte arritur qellimin e vet. Prandaj ai “shkoi te kryeprifti dhe i kerkoi qe ky t’i shkruante letra per sinagogat e Damaskut, me qellim qe po te gjente ndokend qe i perkiste Udhes se Zotit Jezu, burra a gra, t’i sillte te lidhur ne Jerusalem” (9, 1-2).
Por rruges per ne Damask pati nje experience unike, qe, per pak kohe, e la te paafte per te pare, te ngrene, apo te pire. Dy here ne shkrimet e tij, Sauli, qe me pas mori emrin Pal, i referohet kesaj
eksperience si “Hyji qe me zbuloi Birin e tij”. Ishte nje takim me vete Jezusin, nje takim qe shkaktoi nje kthim ose ndryshim teresor ne te, qe e coi ne ndarjen e perhershme me te kaluaren e tij. “Pse me perndjek?” – e pyeti Jezusi. Dhe Sauli iu pergjigj me nje pyetje tjeter: “Kush je ti, o Zot?” Dhe pergjigja kesaj pyetjeje te Saulit ishte: ”Une jam Jezusi, qe ti perndjek” (Vap 9, 1-9).
“Kush je, o Zot?” Eshte nje pyetje qe, gjate jetes se Jezusit, e kane bere shume judej per te: “Kush eshte ky?” Dhe vete Jezusi e ka ndjere nevoje t’ia bente kete pyetje dishepujve te tij: “Kush mendoni se jam une?” (Mk 8, 29).
B. DOKTRIN A
a. Mesia, por i ndryshëm! Qe prej viti 63 para Krishtit, judejt ishin te
pushtuar nga romaket. Qysh atehere, por edhe me shume ne kohen e vete Jezusit, tek judejt u nxit shpresa ne nje mesi politik. Por Jezusi e perjashtoi kete ide: nuk ishte ky misioni i tij. Pyetjes a ishte e drejte t’i paguaje taksat Cezarit, Jezusi iu pergjigj: “Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit dhe Hyjit ate qe eshte e Hyjit” (Mt 22, 17-21). Pilati e pyeti nese ishte vertet Mbreti i judejve, por Jezusi iu pergjigj: “Mbreteria ime nuk eshte e kesaj bote” (Gjn 18, 36).
Jezusi e pershtati mesimin e tij me situatat dhe kushtet e degjuesve te tij. Por Ai ia zbuloi vetveten ne nje menyre me shprehimisht nxenesve qe ai zgjodhi si apostuj. Dhe ky zbulim nuk mori asnje
forme sistematike, por zhvillohej dalengadale sipas situatave te ndryshme ne te cilat gjendej. Pervec kesaj, mund te dallojme, ne jeten e Jezusit, periudha te ndryshme qe tregojne sesi Ai gradualisht filloi te tregonte vetveten ne nje menyre gjithmone e me shume te qarte nxenesve te vet. Ne fillim te ministerit te tij, mesimi i Jezusit mori nje forme me etike dhe duke theksuar Mbreterine e Hyjit. Por me vone Jezusi filloi te deftohej ne thelbin e mesimit te tij. Ky vete-zbulim behet me i qarte pas skenes se Cezarese se Filipit (Mk 8, 27-33), kur Jezusi pyeti nxenesit e tij: “Kush thoni se jam une?” Ne ate rast, Pjetri rrefeu: “Ti je Mesia (Krishti)”.
Jezusi e pranoi pergjigjen e Pjetrit, por shtoi nje gje shume te rendesishme: se i duhej te vuante shume dhe te vritej, por pas tre ditesh, te ngjallej. Pjetri nuk mund ta kuptonte kete. Edhe Pjetri, si gjithe hebrenjte e tjere, kishte nje ide ndryshe per Mesine, dhe nuk mund te kuptonte se si Mesuesi i tij duhej te vritej!
b. Profet, përkundrazi më shumë se një profet!
Per shkak te mrekullive qe bente, Jezusi ishte i mirepritur nga populli si profet. Shume besonin se ishte Elia, ose Jeremia, ose nje nga profetet. Edhe pse Jezusi kurre nuk i ka dhene vetes titullin
“profet”, megjithate bente gjeste profetike: lexonte zemrat, ishte i mbushur me zell per gjerat qiellore, paralajmeroi shpetimin dhe gjykimin. Por ne te njejten kohe ishte me shume se nje profet. Profetet e paraqisnin mesazhin e tyre me fjale: “Keshtu thote Zoti .....” Ne te kundert, Jezusi fliste ne emrin e vete: “Me te vertete po ju them ...”; “Keni degjuar cka eshte thene ... Por une po ju them ...” Ai eshte me i madh se Jona dhe Solomoni (Mt 12, 41-42). Eshte edhe me i madh se Moisiu, sepse eshte mbi Ligjin, sic verehet shume qarte nga fjalimi i tij mbi mal, edhe kur thote: “Biri i Njeriut eshte zoti edhe i te shtunes” (Mk 2, 28). Eshte me larte sesa mesuesit e ligjit sepse meson kudo (dhe jo vetem ne Sinagoge), e mund te jape nje urdher te ri (urdhrin e dashurise kundrejt te gjitheve) dhe te fale mekatet.
Ai kerkon qe degjuesit e tij ta ndjekin. Kush nuk e pranon ate, nuk pranon as Atin. Ai ka fuqi te vecanta, qe inauguron nje kohe te re. Prandaj te bekuar jane ata qe shohin, degjojne, dhe kuptojne domethenien e veprave dhe te fjaleve te Jezusit: “Lum syte qe mund shohin cka po shihni ju! Juve po ju them: shume profete e mbreter deshiruan te shohin cka po shihni ju, por nuk pane; te degjojne cka po degjoni ju, por nuk paten fat te degjojne” (Lk 10, 23-24).
Per kete arsye, miq dhe armiq pyesnin: “Kush eshte ky?” E te gjithe u mrekulluan nga Ai.
Me vone nxenesit e Jezusit, qe e kishin njohur si profet e Mesi (meqenese nuk e kishin kuptuar domethenien e drejte te titullit “Mesi”), do te mund te kuptonin me mire kush ishte Jezusi, por jo para se ta kishin takuar si te ngjallur. Ngjallja e tij duhej te hapte syte e tyre, keshtu qe mund te kuptonin se Jezusi ishte nga amshimi dhe ishte Hyji” (Gjn 1, 1).
C. RE FLEKTIMI
Akoma edhe sot, shume pyesin: “Kush eshte Ai?” E Jezusi akoma na pyet: “Kush thoni ju se jam une?” Cila eshte pergjigja qe jep njeriu bashkekohor ketyre pyetjeve? Jezusi eshte nje personazh interesant, jo vetem per te krishteret, por edhe per te tjere nga besime te ndryshme edhe per ateistet. Ne fakt, shume prej ketyre, e admirojne Jezusin sepse e konsiderojne si nje hero, nje gjeni fetar, nje reformator i madh, nje predikues i lire i se vertetes, nje njeri i madh
karizmatik, nje superstar, etj. Natyrisht se per ne te krishteret eshte shume me lart se te gjitha keto, sepse eshte Shpetimtari dhe Biri i Hyjit.
Pervec kesaj Jezusi eshte modeli per te gjithe ata qe besojne ne te. Prandaj Ai jo vetem na ka mesuar sesi te jetojme, por na ka nxitur ta ndjekim dhe ta imitojme. Pasi qe per here te pare kishte parakallezuar mundimet dhe vdekjen e vet, Ai u tha atyre qe kishte prane: “Nese ndokush do te vije pas meje, le t’i bjere mohit vetvetes, ta marre kryqin e vet e te me ndjeke” (Mk 8, 34). Dhe djalit te pasur i tha: ”Shko, shit cka ke, ndajua skamnoreve e do te kesh thesar ne qiell. Atehere kthehu e eja pas meje” (Mk 10’ 21). Dhe ne nje pjese tjeter shume te bukur, Jezusi thote: “Ejani tek une ju te gjithe qe jeni te lodhur e une do t’ju clodh”. Jezusi na fton te shkojme tek Ai kur jemi te lodhur, te pikelluar, sepse Ai na jep pushim. E shtoi: “Mesoni nga une, sepse jam zemerbute dhe i pervujte” (Mt 11, 29).
D. PËR DISKUTIM
1) Cilat tipare ne personin e jeten e Jezusit beson se terheqin me shume vemendjen e njeriut te sotem?
2) Perballe figures se Jezusit, nuk mund te rrish neutral, duhet te marre nje qendrim, pro ose kunder. A je dakord me kete pohim? Pse?
3) Jezusi eshte superstar, nje reformator, nje njeri karizmatik, por mbi te gjitha Ai kerkon te jete model per jeten tone. Cfare do te thote kjo ne praktike? A beson se te krishteret e marrin seriozisht kete?
Imzot George Frendo O.P.
Nga revista “Kisha dhe jeta” fq 6










All the contents on this site are copyrighted ©.