2011-08-17 15:41:16

Qeveri ekonomike për Evropën, kërkesa e takimit Sarkozì-Merkel


Një qeveri ekonomike për Evropën, mbrojtje e euros me çdo kusht, taksë për transacionet financiare: këto janë disa nga pikat e propozimit, që doli nga mbledhja e djeshme antikrizë ndërmjet kacelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozì. Një nga pikat më interesante, edhe detyrimi për vendet e Eurozonës që ta mbrojnë me Kushtetutë barazimin e bilancit publik. Gjithashtu, liderët e dy vendeve “lokomotiva” të Evropës u shprehën kundër hyrjes së “eurobondit”, pra, të obligacioneve evropiane.
Nuk u pëlqen bursave, por edhe bankave, taksa mbi transacionet financiare, e ashtuquajtura “tobin tax”, e cila ka për qëllim të shmangë spekullimet. Edhe sipas bankave gjermane, ajo mund t’i shtyjë investuesit të transferojnë kapitalet gjetiu, në vend që t’i shërbejë qëllimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.