2011-08-17 12:30:55

DBR-së: për Papën Benediktin XVI është takimi i tretë botëror e udhëtimi i tretë në Spanjë.


Dita e XXVI Botërore e rinisë që po mbahet këtyre ditëve në Madrid, së cilës Benedikti XVI do ti bashkohet nesër për fazën përfundimtare, do të jetë e treta herë e Papes Ratcinger në një takim botëror të rinisë, sipas formulës së shpikur nga paraardhësi i tij Gjon Pali II. Ati i Shenjtë Benedikti XVI qe i pranishëm në DBR-së që u mbajt në Këln të Gjermanisë, në gusht të vitit 2005, pak muaj pas zgjedhjes së tij papnore, e në atë të Sindèjt të Australisë, që u mbajt në korrik të vitit 2008.
Për Benediktin XVI do të jetë edhe udhëtimi i tretë i tij papnor në Spanjë, pas atij në Valencia më 2006 dhe në Santiago de Compostela e Barcelonë në vjeshtën e vitit të kaluar. Do të jetë vizita e katërt e një Pape në Madrid, ku Gjon Pali II ka qenë tri herë, më 1982, më 1993 e më 2003.
Dita XXVI Botërore e Rinisë më tutje do të jetë e dyta që zhvillohet në Spanjë, pas asaj të vitit 1989 që u mbajt në Santiago de Compostela. Deri më tani vetëm Spanja e Italia (Romë 1989 e 2000) kanë organizuar e prit dy takime ndërkombëtare të të rinjve katolikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.