2011-08-16 14:27:48

Atentate në Irak. Imzot Sako: rrezik lufte civile, mos e lini vetëm këtë vend


Në Irak, së paku 66 vetë gjetën vdekjen pas një vale të re atentatesh, që goditën dje qytete të ndryshme të vendit. Sulmi më i përgjakshëm, me një bilanc prej mëse 40 viktimash, qe ai i qytetit jugor të Kutit. Në Nazhaf, një kamikaze shpërtheu pranë stacionit të policisë, nën hundën e ruajtësve të rendit, ndërsa në veri, në Tikrit u sulmua një seli e qeverisë. Në Kirkuk, atentat i dyfishtë kundër një kishe siro-ortodokse, e cila pësoi dëme të mëdha. Kryeipeshkvi katolik i Kirkukut, imzot Luis Sako, duke kujtuar se të gjitha këto gjakderdhje janë bërë gjatë muajit të Ramazanit, muaj paqeje e faljeje për myslimanët, denoncon se ekziston rreziku i luftës civile dhe i bën thirrje Perëndimit të mos e lerë vetëm Irakun.







All the contents on this site are copyrighted ©.