T’ falem, Mbretneshë, e bukura! Mbi krye tand ndritë kunora, Që e popujve edhè
e kombeve Desht me vendue dora, Kah n’ ahte t’ njëmijë zemrave, Toka ty t’
thotë se t’ don! Npër t’ hapët të këtyne rretheve, Npër fushë që gjallnon dielli, Si
edhe andej prej k’sollave, Kah i vorfni sytë ti sielli; Pse gjithkund ty, o
Virgjina, Kandshëm kjo tokë t’ nderon! Ti që je Nana e hireve, Ti që je Nanë
dashtëniet, T’ bijve t’ tú, Zojë, ti t’ lutunat Ndigjoji prej lumniet: Prej
qielle para trojeve, T’ fronit të t’ Madhit Zot! Këtu ku na t’ gjithë shkrihena, Mbi
gjithë ketë lâmë mjerimit, T’ keshë dhimbë, o Zemër- Dhimtuna, Për kobe t’ gjithë
kshtenimit; Ti që je mbrojsja e popujve, Rueje për jetë e mot! Ty, o Virgjin
Nanë të pshtetena, Prej natje der’ t’ bijë nata; Ty, o Zojë t’ madhnon urata: Pshtona
ti prej rreziqeve T’një shek’lli që trathton! Prej rrethit të lumninave, Meshtarin,
nanë, ndihmoje, Që t’ mundet gjithkah shekullit Me u kapë, e t’ mund u zb’lojë T’
vërtetën shenjte fiseve, Që ferri a’ kah zhgat’rron!